Shënoi golin e barazimit ndaj Atletico Madrid, Provedel: Moment që do ta mbaj mend gjithë jetën

schedule10:36 - 20 Shtator, 2023

schedule 10:36 - 20 Shtator, 2023

“Shqiponjat” romake të Lazio arritën një barazim “magjik” mbrëmjen e së martës që sapo lamë pas, teksa në “Stadio Olimpico” arritën të rrëmbenin 1 pikë në sfidën e parë të grupeve të UEFA Champions League, ndaj “los colchoneros” të Atletico Madrid, ku për habi protagonisti absolut ishte “gardiani” i portës së italianëve, Ivan Provedel.

Ky i fundit realizoi golin e barazimit për Lazio-n, ku në minutën e 95’-të të sfidës pas një krosimi të “fantazistit”, Luis Alberto kërcen më lart se të tjerët, duke e çuar topin në rrjetën e portierit Jan Oblak.

Pas ndeshjes këtë gol historik e ka komentuar dhe vetë 29-vjeçari, i cili për mediat është shprehur se goli ndaj Atletico do të mbetet gjatë në memorin e tij e më pas risolli në kujtesë golin e shënuar më parë në Serie B.

“Është një natë që do e mbaj mend gjatë gjithë jetës time. Jam i lumtur mbi të gjitha sepse ne arritëm të barazonim një ndeshje që nuk e meritonim ta humbnim. Më pas u kujtova që shënova në Champions League Pika ishte e merituar, por tani duhet të vazhdojmë përpara. Futbolli ndonjëherë ka të bëjë me momentet dhe jo me performancën.

Më vjen keq që duhet të barazonim në sekondën e fundit. Shpresoj që kjo pikë të na japë motivim dhe entuziazëm. Kam shënuar dhe më parë në Serie B një gol të tillë. Kërceva dhe shënova”,- u  shpreh “gardiani” italian. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!