Futbolli i femrave ka shënuar shumë suksese kohët e fundit në Shqipëri. Madje, shumë vajza kanë shënuar edhe historinë, siç janë ato të Vllaznisë, të cilat janë kualifikuar tre herë në Champion Leagues.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, futbollistja, Megi Doçi tregoi arritjet e ekipit të femrave. Ajo u ndal edhe te goli që bëri kundër Real Madritit. Sakaq, Megi tregoi edhe vështirësitë që ka hasur në fillimet e saj në futboll.
“Ekipi ka gati 9 vite që kualifikohet në Champsion League, që shkon në kualifikueset, sepse jemi kualifikuar tre here. Mendoj se niveli i femrave në futboll po rritet dhe këtë vit kemi bërë edhe arritjet big, që ishte kualifikimi në 16 më të mirat. Kemi shënuar gola shumë, por goli i parë ishte pjesa më e bukur i këtij kompitecioni dhe pjesa që luanin me ekipe të mëdha.
Unë e kam pasur shumë të vështirë të merrem me futboll se jam rritur në një fshat të Burrelit. Babin e kam pasur gjithmonë me vete, por më duhet të lija familjen dhe të ikja për të ndjekur ëndrrën time”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al