Mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi, ishte protagonist absolut në fundjavë për skuadrën e tij, Olimpija Ljubjana, duke shënuar të dy golat në fitoren 2-0.
Fillimisht, mesfushori shënoi një supergol nga goditja e dënimit, për të kaluar në avantazh skuadrën e tij.
Në pjesën e dytë, shqiptari shënoi dhe me parabolë në hyrje të zonës, për t’i siguruar tri pikët e plota skuadrës së tij. Për këtë ndeshje të shkëlqyer, Çekiçi është vlerësuar, duke fituar një vend në formacionin më të mirë të javës.
Në kampionatin slloven, Çekiçi është një ndër lojtarët më të mirë dhe mesfushori vazhdon të tregojë një rritje të jashtëzakonshme./abcnews.al