Shënoi dopietë në ndeshjen e fundit me Argjentinën, Messit i kanë vendosur një pseudonim të ri

schedule11:00 - 26 Shtator, 2022

schedule 11:00 - 26 Shtator, 2022

Lionel Messi ishte një nga protagonistët e ndeshjes që Argjentina zhvilloi ndaj Hondurasit. “pleshti” arriti të shënonte dopietë në fitoren 3-0.

Goli i dytë i sulmuesit të PSG-së ishte i jashtëzakonshëm, pasi ish-lojtari i Barçës arriti të shënonte me barabolë duke mposhtur kështu portierin kundërshtarë.

Argjentina është e pamposhtur në 34 ndeshje dhe po shkojnë drejt Kupës së Botës që mbahet në Katar me një motiv tejet të lartë.

Messi adhurohet nga pjesa tjetër e skuadrës dhe ata tashmë i kanë vendosur atij një pseudonim. Argjentinasi postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruhej: “Ndërsa thumboni buklën”.

Mesfushori Papu Gomez ishte i pari që u përgjigj dhe tha: “Bukla është e çmendur”. Siç duket tashmë përveç pseudonimit “Pleshti” tashmë Messi ka një tjetër pseudonim duke u cilësuar si “Bukël” nga bashkëlojtarët e tij, e padyshim se nga tani e tutje do ta dëgjojmë më shpesh këtë fjalë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!