Manchester United pësoi një humbje shokuese mbrëmjen e djeshme në shtëpi nga vendi i fundit i renditjes, Sheffield United. “Djajtë e Kuq” kishin një mundësi shumë të mirë për të rimarrë kreun e klasifikimit, por u mposhtën me rezultatin 1-2.
Në fillimi kaluan miqtë në avantazh, por në minutën e 64-të Harry Maguire vendosi barazpeshën. Në momentin më të mirë të United, një autogol i qëndërmbrojtësit tjetër, Axel Tuanzebe, riktheu Sheffieldin në avantazh. Një mbrëmje për t’u harruar për anglezin, për të cilin “ferri” sapo kishte filluar.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me mijëra tifozë vërshuan në faqen personale të “Instagramit” të Tuanzebes. Komente raciste apo dhe simbole të tilla nuk numëroheshin në postimet e 23-vjeçarit. E njëjta gjë ndodhi dhe me Anthony Martial, të cilin tifozët nuk e kursyen.
Sigurisht që nuk mund të mungonte një reagim nga United, i cili dënon këtë sjellje nga tifozët e saj. “Jemi të neveritur nga racizmi i përdorur mbi lojtarët tanë në mediat sociale pas ndeshjes së djeshme. Ne e dënojmë plotësisht këtë fenomen dhe është inkurajuese të shikojmë tifozë të tjerë që e dënojnë këtë në rrjetet sociale.
UNITED against racism. We will not tolerate it ?⚫️ pic.twitter.com/lR8Qcnxq4N
— Harry Maguire (@HarryMaguire93) January 28, 2021
Manchester United ka zero tolerancë ndaj çdo forme racizmi apo diskriminimi. Identifikimi i këtyrë idiotëve anonimë mbetet problematic. Kërkojmë që platformat e rrjeteve sociale dhe autoritetet të forcojnë masat për të parandaluar këtë lloj sjelljeje”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.
/abcnews.al