Shënohet viktima më e re në Maqedoninë e Veriut, humb jetën 24-vjeçarja

schedule09:14 - 12 Korrik, 2020

schedule 09:14 - 12 Korrik, 2020

Një 24-vjeçare ka humbur jetën nga koronavirusi duke shënuar viktimën më të re në Maqedoninë e Veriut.

24-vjeçarja nga Tetova ishte shtruar në klinikën Infektive në Shkup. Viktima në fjalë është një nga 8 personat e infektuar me COVID-19 që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë në Tetovë gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi.