Shënohet viktima e parë e protestave në Hong Kong, humb jetën studenti 22-vjeçar

schedule14:02 - 8 Nëntor, 2019

schedule 14:02 - 8 Nëntor, 2019

Një student 22 vjeçar, në universitetin e shkencës dhe teknologjisë në Hong Kong, humbi jetën mëngjesin e të premtes si pasojë e plagëve të rënda në kokë, pasi u rrëzua të hënën në një parking pranë protestës pro demokracisë.

Në atë moment kishte ndërhyrë dhe policia për të shpërndarë turmën. Kjo është viktima e parë zyrtare si pasojë e përplasjeve mes protestuesve dhe agjentëve të policisë në ish koloninë britanike.

Lajmi për vdekjen e tij shkatoi manifestime në shenjë solidariteti nga ana e studentëve duke rritur tensionet për protestat e fundjavës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!