Shënohet viktima e 5 në Rumani, shkon në 576 numri i të infektuarve nga Covid-19

schedule15:35 - 23 Mars, 2020

schedule 15:35 - 23 Mars, 2020

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga Covid-19 dhe 576 shtetas të tjera konfirmohen të infektuar, në Rumani.

Mediat vendase bëjnë me dije se pacienti i fundit i regjistruar në Rumani ishte një 71 vjeçar, i cili u testua pozitiv për Covid-19 në 23 Mars 2020 dhe u shtrua në spital në Suceava. NDërkohë në kuadër të masave parandaluese presidenti rumun Claus Johannis ka kërkuar shtim të mëtejshëm masash  të tjera të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Ne po përballemi me një situatë të paparë,” tha z. Johannis në mënyrë karakteristike, duke shtuar se përgjegjësia dhe uniteti janë të nevojshme për të zgjidhur krizën. Ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë ata që preken nga kjo krizë,” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!