Një rast i dyshuar për koronavirus është regjistruar në Vjenë të Austrisë. Mësohet se një grua e prekur ka mbërritur në Vjenë në 24 janar dhe në ditët e mëparshme ka qenë në Wuhan, qyteti ku shpërtheu virusi vdekjeprurës.
Sipas mediave gruaja po mbahet e izoluar në spitalin “Kaiser Franz Josef” pasi u shtrua me simptoma gripi të shtunën në mbrëmje.
“Ne nuk mund të përjashtojmë që është koronavirus,” raporton drejtori mjekësor i spitaleve vjenezë Michael Binder./abcnews.al