Shënohet rasti i parë i riinfektimit me koronavirus në SHBA

schedule10:48 - 29 Gusht, 2020

schedule 10:48 - 29 Gusht, 2020

Një 25 vjeçar nga Nevada besohet se është rasti i parë i riinfektimit me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton CNN

Testet gjenetike kanë treguar se 25 vjeçari ishte infektuar nga dy lloje të ndryshme të virusit, sipas një ekipi nga Departamenti i Mjekësisë në Universitetin e Nevadas dhe nga Laboratori i Shëndetit Publik të vendit.

Pacienti u diagnostikua për herë të parë me koronavirus në muajin prill. Gjendja e tij u përmirësua më 27 prill. Pavarësisht se gjendja e tij ishte e qëndrueshme gjatë një muaji, ai zhvilloi përsëri simptoma të koronavirusit në 31 maj.

Pesë ditë më vonë, ai u shtrua në spital. Pas testit ai rezultoi pozitiv me koronavirus. Studiuesit   ekzaminuan materialet gjenetike të mostrave të virusit, dhe arritën në përfundim se pacienti kishte zhvilluar dy infeksione të ndryshme virale.

Studiuesit nuk kanë arritur ende në rezultate përfundimtare, por me shumë gjasa një person mund të ri-infektohet disa herë me Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!