Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shënohet rasti i parë alergjik nga vaksina anti Covid, në Greqi

schedule18:46 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 18:46 - 28 Dhjetor, 2020

Këtë të hënë është shënuar dhe rasti i parë i alergjisë nga vaksina anti Covid. Mediat greke bëjnë me dije se një reaksion i lehtë alergjik është shënuar ndaj një personi të vaksinuar, në ditën e parë të vaksinimit të koronavirusit.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Kujdesit Shëndetësor Parësor, Mario Themistocleous, në vaksinat e djeshme që u bënë në Greqi, pati vetëm një reagim të lehtë alergjik tek një person i vaksinuar.

 “Që nga ora 16:00 e sotme, 471 njerëz u vaksinuan në 5 spitalet e referimit në Athinë. Është raportuar një incident i reaksionit alergjik jo serioz, që është trajtuar me sukses dhe e përmend atë për transparencë”, tha Themistocleous./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!