Shënohet numri më i lartë i viktimave nga Covid në Britani që nga fillimi i pandemisë

schedule19:01 - 12 Janar, 2021

schedule 19:01 - 12 Janar, 2021

Në 24 orët e fundit në Britani 1,243 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, njoftuan autoritetet. Kjo është një nga shifrat më të larta të viktimave brenda ditës që nga shpërthimi i pandemisë.

Po ashtu nga të dhënat janë konfirmuar 45,533 raste të reja me Covid.  Një vend evropian me më shumë vdekje njerëzore nga pandemia, Britania po përballet me një rritje të madhe të vdekjeve dhe infeksioneve të koronavirusit, që i atribuohet një varianti shumë më ngjitës të virusit. /abcnews.al