Shënohet 1 viktimë dhe 14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

schedule15:38 - 27 Qershor, 2021

schedule 15:38 - 27 Qershor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 1, 984 teste të realizuara, 14 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Në total numri i rasteve aktivë në Kosovë është 171, ndërsa 12 pacientë janë shëruar në 24 orë.

Njoftimi:

27 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159.045 doza të vaksinës.

Deri më sot 30.552 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.984 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.310.

Në total numri i rasteve aktive është 171./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!