Ministria e Shëndetësisë në Meksikë raportoi 74,348 humbje jetë nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 651 viktima, ndërsa janë shënuar 4.683 raste të reja.
Deri më tani, në vend janë shëruar 506.732 persona të prekur me COVID-19.
Situata paraqitet serioze edhe në Brazil. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 33.536 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm ka arritur në 4.591.604.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.945.627./abcnews.al/