Që nga fillimi i pandemisë 73,896,368 persona janë diagnostikuar me koronavirus.
Numri i të shëruarve ka arritur në 51,895,579 persona.
Ndërkohë në të gjithë botën 1.642.439 qytetarë në mbarë botën kanë humbur jetën nga koroanvirusi.
Pandemia e COVID-19 goditi më shumë SHBA-të me 17,143, 779 të infektuar dhe 311, 068 viktima.
Më pas vijojnë India me 9.932.908 raste dhe 144.130 të vdekur. Në Brazil u shënuan 6.974.258 raste dhe 182.854 viktima.
Koronavirusi u shfaq në qytetin kinez të Wuhanit në fund të vitit të kaluar ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli pandemi globale COVID-19 më 11 mars të këtij viti.
/abcnews.al/