Shënohen mbi 5 mijë raste aktivë me koronavirus në Kosovë

schedule09:00 - 28 Janar, 2021

schedule 09:00 - 28 Janar, 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë  bën me dije se numri total i rasteve pozitive është 58.988 raste dhe 1.479 raste është numri i raportuar i viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.991.

“Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale epidemiologjike me COVID -19, këtë muaj është raportuar numër më i madh të rasteve pozitive dhe vdekjeve.  Mjekët të stërngakuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.

Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!