Situata epidemiologjike në Indi vijon të mbetet shqetësuese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 853 viktima dhe 46, 617 raste të reja me Covid-19.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në mbi 400,000.
India është vendi i tretë që ka kaluar 400,000 viktima pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit./abcnews.al/