Filipinet kanë raportuar 13, 177 raste të reja të koronavirusit, duke shënuar rritjen e dytë më të lartë që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 299 persona kanë humbur jetën.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 1,71 milion dhe numri i vdekjeve ka arritur në 29,838 persona.
/abcnews.al/