Në Itali sipas autoriteteve shëndetësore numri i pacientëve të shtruar në kujdes intensiv është në në rënie.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit 553 persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 70,395 viktima.
Ndërsa numri i rasteve të reja ka arritur në 175,364 të prekur gjatë 24 orëve të fundit.
Sakaq rajoni me më shumë të prekur mbetet Veneto me 3,357 raste pozitivë për koronavirus.
/abcnews.al/

