Shënohen 3 viktima dhe 92 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule15:05 - 6 Shtator, 2020

schedule 15:05 - 6 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima dhe 92 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë realizuar 997 testime, ku 92 prej të cilëve rezultuan pozitivë.

Ndërkohë mësohet se 86 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Sakaq numri i përgjithshëm i rasteve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë ka arritur në  15.090, numri i të shëruarve 12.235 dhe numri i viktimave në  617.

Aktualisht Maqedonia e Veriut ka 2.238 raste aktive.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!