Shënohen 27 vite nga fillimi i serialit ikonik “Friends”

schedule11:12 - 24 Shtator, 2021

schedule 11:12 - 24 Shtator, 2021

Janë bërë 27 vite nga fillimi i serialit hit “Friends”.

Seriali ikonik i viteve ’90 bëri bashkë Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schëimmer si miqtë më të famshëm të Central Park.

Seriali përshkruan historinë e gjashtë miqve, Monica, Chandler, Joey, Rachel, Phoebe dhe Ross, të cilët pasi u shpërngulën dhe u vendosën në Manhattan, ndajnë jetën e tyre të përditshme.

Seriali trajtoi çështje që asnjë shfaqje tjetër nuk i prekte nga frika se si do të pritej nga publiku.

Ishte aktorja Courtney Cox që ka kujtuar përvjetorin e serialit duke postuar pamje nga dalja e saj në “The Tonight Show” me Jay Leno, në vitin 1994.

“27 vite më parë…që kur filloi Friends”, ka shkruar 57-vjeçarja që luajti rolin e Monikas për 10 sezone në serial./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!