Shënohen 24 viktima dhe 999 raste me Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule18:23 - 16 Mars, 2021

schedule 18:23 - 16 Mars, 2021

24 pacientë me Covid-19 fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit nga 3,627 teste të realizuara, 999 persona kanë rezultuar pozitive.

Sipas autoriteteve 543 pacientë e kanë fituar betejën me koronavirusin, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 98,676 persona.

Sakaq rastet pozitive janë: në Shkup-539, Prilep dhe Manastir – secili nga 44, Kumanovë – 41, Ohër – 38, Kavadar – 34, Veles – 25, Gjevgjeli – 23, Tetovë – 22, Negotinë – 21, Koçan – 20, Kriva Pallanka – 19, Gostivar – 16, Shtip – 15, Struga – 10, nga Strumica, Kërçova, Probishtipi, Vallandova dhe Krusheva – nga 8 secili, Resnja dhe Dellçeva – 7 raste secili, Berovo – 6, Demir Kapija – 5, nga 4 raste në Shën Nikollë, Radovish dhe Pehçevë, Demir Hisar dhe Vinica – nga 3 secili, Kratovo – 2, Dibra, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 1 secili.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!