Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shënohen 23 vite nga sulmet e 11 Shtatorit, Begaj: Kjo ditë shërben si një kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit

schedule08:43 - 11 Shtator, 2024

schedule 08:43 - 11 Shtator, 2024

Presidenti Bajram Begaj thotë se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona, duhet të shërbejnë si një kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorrizmit. Në një postim në Facebook, ai shkruan se kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur pasi nuk njeh ngjyrë dhe ideologji.
“Sot, kujtojmë ngjarjet tragjike të 11 Shtatorit, 2001. Njëzet e tre vjet më parë, bota u trondit nga sulmet e paimagjinueshme që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në SHBA.
Në këtë ditë, nderojmë viktimat por edhe forcën e qëndrueshmërinë e popullit amerikan. Kjo ditë shërben gjithashtu si kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit.
Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur; ai nuk njeh ngjyrë apo ideologji. Nuk duhet të harrojmë kurrë këtë!”, shkruan presidenti Bajram Begaj.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!