Shënohen 22 viktima dhe 129 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule15:11 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 15:11 - 21 Dhjetor, 2020

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se janë realizuar 591 testime, prej të cilave janë shënuar 129 raste të reja.

Ndërkohë autoritetet apelojnë për respektim të masave për shkak se numri i viktimave vijon të mbetet i lartë.

22 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 78,434 që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!