Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Serbi.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shënuar 76 raste të reja me koronavirus.
Ndërkohë në Serbi 48 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 31481 persona të prekur me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 715 qytetarë.
/abcnews.al/