Shënohen 2 viktima dhe 14 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

schedule15:12 - 24 Qershor, 2021

schedule 15:12 - 24 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë dy qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1, 764 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 14 persona.

Instituti i Shëndetit Publik raportoi se në 24 orë janë shëruar 6 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105, 280 persona.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë dhënë 149,121 doza të vaksinës kundër koronavirusit./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!