Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi 14 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet bënë me dije se nga 2,510 testime të realizuara, 627 prej tyre rezultuan pozitiv për koronavirus.
Ndërsa 644 pacientë raportohet se kanë fituar betejën me COVID-19.
Sakaq që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 79,815 me koronavirus, ndërsa 2,354 pacientë e kanë humbur betejën me Covid.
/abcnews.al/