Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi 14 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë raportoi 520 raste të reja me Covid, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 419, 455 persona, prej të cilëve 51,2% janë burra.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë nga Covid kanë humbur jetën 12, 595 persona, prej të cilëve 95,2% e tyre kishin sëmundje shoqëruese, ndërsa 2,628 pacientë me Covid e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë që nga raportimi i rastit të parë./abcnews.al/