Shenjat e para të diabetit tipit 2 shfaqen 20 vjet para diagnostikimit

schedule23:17 - 11 Tetor, 2018

schedule 23:17 - 11 Tetor, 2018

Këmbanat e alarmit të sëmundjes metabolike gjenden në gjak disa vite përpara fazës së para-diabetit. Dhe kjo mund të ndihmojë për parandalimin.

Ndërhyrjet për të parandaluar avancimin e diabetit duhet të fillojnë para moshës 45 vjeç, mosha që përgjithësisht konsiderohet si “pragu kritik” për diagnozën. Shenjat e para të sëmundjes metabolike që prekin  425 milionë të rritur në mbarë botën gjenden në gjak 20 vjet përpara zbulimit të diagnozës aktuale. Ky është rezultat i një studimi japonez të paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit (EASD).

Studimi, i kryer në mes të vitve 2005 dhe 2016, mori në konsideratë indeksin e masës trupore (një tregues i gjendjes së peshës), nivelet e glukozës së gjakut në agjërim dhe ndjeshmërinë e insulinës prej 27 mijë pacientëve jo diabetikë, kryesisht meshkuj midis moshës 30 dhe 50 vjet.

Diabeti i tipit 2, i cili përbën 90% të diabetit, karakterizohet nga glicemia e lartë në një kontekst të rezistencës së insulinës, ndjeshmëria e ulët e qelizave ndaj veprimit të insulinës, një hormon që rregullon sasinë e glukozës në gjak. Një indeks masiv i trupit, tipik i personave obezë ose mbipeshë, është ndër faktorët e rrezikut të diabetit të tipit 2.

Gjatë studimit, në mesin e pacientëve kishte 1.067 diagnoza të reja të diabetit. Te këta njerëz ka pasur një indeks më të lartë të masës trupore, nivele më të larta të glukozës pangrënë dhe rezistencës së insulinës 10 vjet para diagnozës. Këmbanat e njëjta të alarmit, në një masë më të vogël, u gjetën në ata që në fushën e studimit morën një diagnozë të para-diabetit (4,781 njerëz), një gjendje e ndërmjetme asimptomatike midis normalitetit dhe diabetit të tipit 2 që mund të zgjasë disa vjet dhe karakterizohet nga glicemia e alteruar në gjak esëll.

Shumica e njerëzve me diabet të diagnostikuar kalojnë nëpër një fazë të paradiabetit dhe shkencëtarët besojnë se shenjat e para të sëmundjes mund të gjenden edhe 20 vjet përpara diagnozës. Duke qenë se parandalimi në fazën e parë të diabetit nuk karakterizohet gjithmonë nga suksesi afatgjatë, zbulimi mund të shërbejë për të ndërhyrë në faktorët kyçë të stilit të jetesës (siç është jeta sedentare ose marrja e ushqimeve me një indeks të lartë glicemie) para se të mbërrijë në grupin e diabetit të vërtetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!