Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ku një grua është gjetur pa shenja jete nga familjarët.
47-vjeçarja V.G është gjetur në banesë sipas policisë dyshohet se ndaj viktimës është ushtruar dhunë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës
Malësie e Madhe/Informacion paraprak
Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/