Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar pjesë të përmbajtjes së shënimeve të mbajtura nga ish-kreu i FBI James Comey nga takimet e tij me Trump. Në dokumente shfaqet dhe një pjesë bisede, ku Presidenti amerikan ka treguar se çfarë ka biseduar me Putin.
Që nga kritikat për Michael Flynn deri tek Vladimir Putin që i ka thënë Donald Trump: “Kemi prostitutat më të bukura në botë”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara bisedonte lirshëm me drejtorin e atëhershëm të FBI-së, James Comey, dhe ky i fundit regjistronte gjithçka: shënimet e Comey tani janë dorëzuar nga Departamenti i Drejtësisë në Kongres dhe disa media amerikane i kanë parë ato.
Kështu, nga 15 faqet e dokumenteve, prej të cilave një pjesë mbetet në një formë të klasifikuar, del se Trump i tha drejtorit të atëhershëm të FBI-së se ai kishte “rezerva serioze” lidhur me aftësitë gjykuese të këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare Michael Flynn. Kjo është një nga të rejat që zbulohet nga dokumentet, ku janë shënuar bisedat e zhvilluara mes Comey dhe presidentit amerikan. Këto takime mes tyre ishin përshkruar më herët në detaje nga ish-drejtori i FBI-së, si në Kongres, ashtu edhe në librin e tij të sapo publikuar.
Por që Trump të ishte shprehur me ato terma për Flynn nuk dihej, ndërsa sipas asaj që theksohet në shënimet e Comey, Presidenti i kërkoi t’i japë fund hetimit për këshilltarin e Sigurisë Kombëtare. Kështu në një nga memot që rindërton zhvillimet e një darke private në Janar të 2017, Comey konfirmon se Trump u ankua për Flynn duke konfirmuar se ka “problem serioze në kapacitetet e tij të gjykimit”. Në shënimet të tjera ai thotë se Presidenti amerikan largoi disa persona nga Dhoma Ovale duke e inkurajuar që t’i jepte fund hetimit për Flynn, të cilin e konsideron një person të mirë./abcnews.al