Në Shëngjin shumë punë janë bërë që ky bregdet të presë pushuesit e sezonit. Por temperaturat e ulta dhe uji i ftohtë i detit ka zmbrapsur vizitorët dhe pushuesit.
Shëngjini është gati për të pritur pushuesit e sezonit, por jo moti. Temperaturat janë ende të ulta në bregdet, uji është i ftohtë.
Vendorët pretendojnë se kanë realizuar një sërë ndërhyrjesh në Shëngjin. Edhe biznesi ka vepruar më herët se sezonet e kaluara.
Administratori Gjok Deda tregon çfarë është bërë deri tani për të pritur pushuesit në zonën turistike të Shëngjinit.
Megjithatë pastrimi i rërës nuk ka përfunduar në të gjithë zonën. Hapsirat private e kanë edhe më të dukshëm këtë problem.
Në zonën e Kunës nuk janë larguar trungjet e pishave të thara nga deti pas erozionit të dimrit. Dhe muaji maj është periudha më e përshtatshme për të nisur zyrtarisht sezonin turistik veror./abcnews.al