Shëngjin, nisi ndërhyrja në zonën e rrezikshme të Knallës

schedule16:30 - 11 Shtator, 2018

schedule 16:30 - 11 Shtator, 2018

Dy ditë pasi ARRSH njoftoi për ndërhyrjen në skarpatën e Knallës në Shëngjin, punimet kanë nisur. Fillimisht po vihen mbrojtëse për të pritur gurët dhe më pas do të vazhdohet me rehabilitimin e plotë të rrugës së Shëngjinit.

Po vendosën barrierat mbrojtëse për të penguar rënien e gurëve. Ndërhyrja në rrugën e Shëngjinit ka nisur pikërisht në vendin më të rrezikshëm. Makineritë e firmës së mirëmbajtjes janë përqëndruar në zonën e quajtur Knalla. Tre muaj më parë, në këtë vend, gurët ranë sa nuk shkaktuan një tragjedi. Ata ranë sipër një autobusi ku dhe pati të plagosur. Largimi i pemëve të djegura, thyerja e shkëmbinjve në prag rënie si dhe vendosja e rrjetës mbrojtëse janë punimet më emergjente.

Më pas pritet të nisë edhe ndërhyrja tërësore për rikonstruksionin e plotë të rrugës Lezhë-Shëngjin. ARRSH njoftoi të dielën për stabilizimin e skarpatës në Lezhë-Shëngjin (Knallë). Lëvizja e të gjitha mjeteve në drejtim me destinacion Shëngjinin po bëhet majtas në Knallë në askin rrugor Kënallë – Kunë. Kurse drejtuesit e mjeteve ne drejtimin nga Shëngjini në Lezhë, janë devijuar djathats në rrugën Kënallë – Kunë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!