Shëndetin e kemi vetë në dorë/ Mjekët: Ndikon stili i jetesës dhe kontrolli i veseve

schedule15:34 - 13 Prill, 2025

schedule 15:34 - 13 Prill, 2025

Nuk është vonë për të ndryshuar mënyrën e të jetuarit.  Aq më tepër kur bëhet fjalë për shëndetin.

Nëse keni mbushur të pesëdhjetat, por nisni të mbani në normë presionin e gjakut, nivelin e sheqerit,  yndyrave, peshën dhe nuk  konsumon duhan do të keni më pak mundësi për tu  prekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe do të jetoni më gjatë.

Një grup studiuesish   pasi   analizuan të dhënat e rreth 2 milion personave në 39 vende  lidhën  pesë faktorë të  modifikueshëm të rrezikut me jetëgjatësinë.

“Deri në 50 vjeç ndryshimet fiziologjike janë të përballueshme nga trupi njeriut, mbi 50 vjeç ulet metabolizmi dhe zhvillohen disa faktorë shtesë që kontribuojnë në sëmundje kardiovaskulare.

Obeziteti, hipertensioni mungesa aktiviteti fizik  rritja e nivelit të yndyrave në gjak,  rritja e nivelit të sheqerit në gjak. Të gjitha këto duke u kombinuar sëbashku, me gjenetikën dhe moshën sigurisht që rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare në individë të caktuar.

Deri në momentin që gratë janë me menstruacione faktorët e rrezikut janë më pak tek gratë se te burrat, por 60 vjeç faktorët barazohen femrat janë njësoj te ekspozuar sa meshkujt”, tha ajo.

Sipas studimit të publikuar në     “New England Journal Medicine”  gratë të cilat në moshën  50 vjeçe  nuk  kishin asnjë  nga këta faktorë risku  u prekën nga sëmundjet kardiovaskulare   13.3 vite  më vonë dhe humbën jetën  14.5 vite më vonë se ato me probleme të tilla.   Ndërsa burrat jetuan 10.6 vjet më gjatë pa sëmundje të zemrës dhe humbën jetën mesatarisht 11.8 vjet më vonë se  moshatarët e tyre që kishin këta  shqetësime.   Mjekët thonë se këtyre problemeve mund t’ iu kundërviheni përmes aktivitetit fizik.

“Aktiviteti fizik tek një individ përmirëson qarkullimin e gjakut,  përmirëson shëndetin e tij fizik, mendor, social. Përmes shtimit të aktivitetit fizik reduktojmë peshën, ulim  obezitetin një nga faktorët e rrezikut mjaft të rëndësishëm,  ulet hiepertensioni arterial, kur individi zhvillon tension të lartë sistolik përmes tij ulet presioni, ulet niveli i yndyrave, menaxhohet stresi.   Atëherë  një aktivitet fizik i moderuar na redukton faktorët e rrezikut kardiovaskular, sëmundja kardiake ose s’do zhvillohet fare ose shumë vonë”, u shpreh ajo.

Në përfundim të studimit qëllimi I të cilit ishte t  kuptonte se në çfarë mënyre dhe në çfarë mase këto  5 faktorë ndikonin  në jetëgjatësi specialistët arritën në konkluzionin se  mbajtja në kontroll e tyre  dhe  veçanërisht e presionit të lartë të gjakut  dhe lënia e duhanit mes moshës 55- 60 vjeç  të zgjat jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!