Shën Valentini vjen më herët për Rihannën, këngëtarja sugjeron të brendshme për festën

schedule16:45 - 20 Janar, 2022

schedule 16:45 - 20 Janar, 2022

Diva e muzikës, Rihanna i ka mahnitur femrat dhe meshkujt me setin e ri të fotove që ka publikuar lidhur me ditën e të dashuruarve. E veshur me të brendshme nga marka e “Savage x Fenty” ajo u sugjeron zonjave që e ndjekin të vishen bazuar në situatën që po përjetojnë.

33-vjeçarja ndau në rrjetet sociale disa foto mbresëlënëse të saj duke bërë modelen, e veshur me një trup dantelle të kuq dhe me çorape rrjete.

“Dita e Shën Valentinit është për mua…. Por ju mund të shikoni ”, ka shkruar Rihanna në mbishkrimin e imazheve në Instagram.

Edhe faqja zyrtare e markës ka shpërndarë fotot, së bashku me ofertat e rejat për një produkt ekskluziv nga linja e produkteve “Fenty Beauty” të këngëtares.

“ A mund ta përballosh këtë vapë?”, shkruhet në postim.

Sakaq, Rihanna njoftoi në fillim të janarit se “Savage x Fenty” do të hapë dyqanet e veta këtë vit në Las Vegas, Los Angeles, Houston, Philadelphia dhe Washington DC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!