Shën Valentini sipas vipave shqiptarë, zbuloni postimet e veçanta

schedule14:30 - 14 Shkurt, 2020

schedule 14:30 - 14 Shkurt, 2020

14 shkurt 2020. Dita e të dashuruarve qëlloi një e premte me shi, por sot ka festë dhe diell brenda të gjithëve. E nisim me VIP-at! Si po e festojnë Shën Valentinin ata?

1. Ami & Ermal Mamaqi

Ami dhe Ermali na përshëndetën me një foto nga Zvicra me këtë foto. Duken njësoj të dashuruar si dekada më parë!

 

2. Bieta Sulo & Alban Dudushi

Edhe Bieta ishte në të njëjtën linjë me Amin. Si rrallëherë, do të shihni atë dhe Alban Dudushin teksa shkëmbejnë ca puthje romantike. Në borë, të veshur me rroba ski-e dhe me shikimin në të njëjtin drejtim.

 

3. Elita Rudi & Gjiko

Elita dhe Gjiko bashkë me prezencën speciale të Zërit po e festojnë këtë Shën Valentin në Venecia, qytetin e dashurisë. Çifti ka nisur që herët të shpërndajë foto e video ku në sfond nuk mungojnë kurrsesi zemrat.

 

4. Almeda Abazi & Tolgahan

Almeda, dje festoi ditëlindjen e 28-të ndërsa sot feston dashurinë. Çifti uroi përmes një fotoje me ku shfaqeshin të dy duke darkuar, me duart e shtrënguara.

 

5. Alban Skënderaj & Miriam Cani

Albani,është përfundimisht një romantik i pashpresë. Pikërisht sot, si dhuratë për të dashurën e zemrës dhe gjithë ne të tjerët publikoi këngën më të fundit, “Çdo ditë një Shën Valentin” Nëse s’jeni të mirë me fjalë, çojini këtë këngë.

 

6. Lori Hoxha

Nëse shihni Story-it e Lori Hoxhës, do të gjeni shumë dashuri. Lori s’ka asnjë foto me një person konkret, por ka postuar çdo lloj gjëje që e frymëzon të dashurojë. Si përshembull, një foto të Sarës dhe Ledionit.

 

8. Ajola Xoxa & Erion Veliaj

Nëse të gjithë postuan foto romantike me puthje në buzë, Ajola zgjodhi një tjetër detaj shumë të veçantë për të festuar dashurinë. Një shtrëngim duarsh.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!