Nisin dëgjesat me inxhinierë në lidhje me shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në kombinat.
Kreu i bashkisë Erion Veliaj deklaroi se të gjitha vendimet do të jenë transparente dhe do të konsultohen me të gjitha grupet e interesit.
“Krizat e tërmetit janë sfida të jashtëzakonshme bashko këtu këtu edhe pandeminë dhe besoj se nuk do të kemi një master apo doktoraturë sesa përballja reale me këto raste. Ajo që kam mësuar është se të lipset të marren vendime të vështira siç është ajo e Astirit dhe Teatrit që ka rezistencë por është e rëndësishme të merren vendime”, ka thënë Veliaj.
Kryebashkiaku nënvizoi se “Kombinart” do të jetë një prej projekteve më ambicioze Tiranën i cili do të transformojë Kombinatin në një zonë të rëndësishme për kulturën dhe artin
“Ne kemi parashikuar apartamente të reja falas për të gjithë familjet e prekura dhe një potencial afatgjatë që do të jetë një lagje e re për 20 500 banorët , 4 institucione arsimore shkolla kopshte dhe çerdhe 9 pika sociale dhe kulturore. Ajo që ne e kemi pagëzuar me emrin “Kombinart” do të ketë 5 sheshe të reja”, është shprehur kryebashkiaku.
Deri më tani në Tiranë janë miratuar 3 mijë pagesat e para për dëmshpërblimet kesh për banesat e dëmtuara lehtë , ndërsa në total parashikohet të jenë 7 mijë dosje. /abcnews.al