Shembja e objekteve pa leje, Rama i kënaqur nga dita e parë e aksionit të IKMT

schedule22:42 - 7 Qershor, 2021

schedule 22:42 - 7 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama duket se ka mbetur i kënaqur nga aksioni i nisur në të gjithë vendin tonë për të shembur ndërtimet dhe objekte pa leje, kryesisht në zonën bregdetare të vendit.

Rama këtë mbrëmje ka postuar pamjet nga aksioni i IKMT, i nisur sot përgjatë vijës bregdetare shqiptare ndërsa thekson mes të tjerash se aksioni do të vijojë deri në çlirimin e çdo hapësire të zaptuar.

Më tej Rama shton se do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.

Postimi i Ramës:

Operacioni “Bregdeti Ynë” – Ka nisur sot nga Ksamili dhe Velipoja shembja e ndërtimeve pa leje, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare?
#Boll?
#ShqipëriaePopullitShqiptar
#SkaKohëPërPushim??‍♂️

e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!