Dhjetë njerëz janë vrarë, ndërsa dhjetëra tjerë janë plagosur pasi një ndërtesë 10-katëshe u shemb në Iranin jugperëndimor ditën e djeshme 24 maj, njoftojnë autoritetet iraniane.
Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të tërhequr dhjetëra njerëz të bllokuar, ndërkohë raportohet se nën rrënoja mbeten ende persona të bllokuar, raporton BBC.
Pamjet e publikuara nga shembja e pallatit tregojnë muret e pallatit, që kanë rënë mbi makinat që ndodheshin poshtë pallatit, shkruan BBC.
Prokurori lokal Hamid Maranipour tha se pronari i pallatit dhe kontraktori i ndërtesës janë arrestuar.
Ndërtesa ndodhej në rrugën tregtare më të frekuentuar të Abadan-it, ndërsa në katet e para të pallatit po kryeshin punime.