Si të ishte prej letre, shembet pallati 10 katësh, të paktën 5 viktima

schedule15:04 - 23 Maj, 2022

schedule 15:04 - 23 Maj, 2022

Një pallat 10 katesh është shembur në Iran, duke shkaktuar të paktën pesë viktima dhe duke lënë rreth 80 banorë nën rrënoja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Iran, me pamjet e ndërtesës së shembur që po bëjnë xhiron e rrjetit, shkruan Reuters.

Sipas informacioneve nga mediat lokale, të paktën 80 persona janë bllokuar në rrënojat e pallatit, ndërsa autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve do të rritet në orët në vijim.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në qytetin e Abadan dhe ekipet e shpëtimit po dërgohen nga qytete të tjera për të ndihmuar./abcnews.al/