Shembja e një guroreje në një zonë të largët të Pakistanit ka lënë të vdekur 17 persona dhe 11 të tjerë janë zhdukur, sipas njoftimit të policisë. Arsyeja e shembjes mund të ketë qenë terreni i paqëndrueshëm për shkak të përdorimit të eksplozivëve të përdorur për të copëtuar gurin.
Forcat e ekip-shpëtimit, përfshirë ushtarët pakistanezë, kanë vazhduar kërkimet në rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve. Gurorja ndodhet në Ziarat të Mohmand në pjesën perëndimore të Pakistanit, përgjatë kufirit me Afganistanin. Zona është e njohur për mermerin e bardhë me cilësi të lartë, që shitet në Pakistan dhe eksportohet në vend të tjera.
Rreth 40 dhe 50 njerëz ndodheshin në momentin e shembjes, deklaroi shefi i policisë.
“Zakonisht punojnë një numër i madh njerëzish në këto miniera mermeri, por për fat të mirë shumica prej tyre kishin mbaruar punën dhe ndodheshin në shtëpi,” tha ai. s.ba/abcnews.al