Një prokuror serb ka ngritur të martën padi ndaj 13 personave, përfshirë një ish-ministër, lidhur me shembjen e çatisë së një stacioni hekurudhor vitin e kaluar, që ka lënë të vdekur 16 persona dhe ka shkaktuar muaj të tërë protestash antiqeveritare në të gjithë vendin.
Ish-ministri i Ndërtimit, Infrastrukturës dhe Transportit, Goran Vesiç dhe 12 të tjerë, përfshirë ndihmësin e tij dhe kreun e kompanisë hekurudhore, janë paditur për akuza për siguri publike, ka thë në zyra e prokurorit në qytetin e Novi Sadit në një deklaratë.
Akuza përfshin “vënien në përdorim të ndërtesës së stacionit, edhe pse punimet e ndërtimit ishin duke u zhvilluar dhe nuk ishte lëshuar një leje (për ta mbajtur ndërtesën në përdorim)”, thuhet më tej në deklaratë .
Akuza të tjera janë “mosmirëmbajtja e strukturës së ndërtesës së stacionit dhe për vepra penale gjatë fazës së projektimit dhe ekzekutimit të rinovimit të ndërtesës së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit”.

