Shembja e banesave në tre lagje në Tiranë në kuadër të projektit të Unazës së Madhe, prej ditësh është ndeshur me banorët e këtyre zonave të cilët janë kundër prishjes së banesave të tyre.
Këtë të enjte si një javë më parë banorët e Paskuqanit, të Laprakës dhe të 5 Majit janë grumbulluar në hyrjen e kuvendit duke penguar deputetët që të futen në institucion dhe kërkojnë mbështetjen e tyre.
Banorët shprehen se ato kanë investimin e tyre të jetës, dhe deputetët janë ato që duhet të ngrenë zërin dhe ti mbështesin për votën që ato u kanë dhënë.
“Të dalin deputetët këtu, dhe jo qytetarët. Kush janë ato që tu hapim rrugën, ato hajna ato maskarenj. Deputetët të vijnë këtu dhe ju polic zbatoni detyra tuaja dhe nuk keni punë me ne”, ka thënë një qytetar.
Ndërkohë një banorë e përlotur shprehet se është për të ardhur keq sesi mundi i saj prej 30 vitesh në emigrim të shkatërrohet në këtë mënyrë.
“Kam la pjata 30 vite në Shqipëri dhe e ndërtova atë shtëpi, ndërsa sot na kanë nxjerrë zvarrë dhe na e shkatërruan “, është shprehur./abcnews.al