Shembja e autostradës në Kinë, shkon në 24 numri i viktimave

schedule13:37 - 1 Maj, 2024

schedule 13:37 - 1 Maj, 2024

Ka shkuar në 24 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një pjesë të autostradës në Kinë, në provincën Guangdong.

“Tetëmbëdhjetë makina ranë nga shpati pasi një pjesë 17.9 metra e gjatë e autostradës u shemb rreth orës 2:00 të mëngjesit,” thanë autoritetet.

Sipas njoftimeve të mediave të huaja, në aksident janë përfshirë 18 automjete dhe në bordin e automjeteve ndodheshin 49 persona.

Shkaku i shembjes nuk është bërë i ditur. Megjithatë, Guangdong është goditur nga një mori ngjarjesh ekstreme të motit në javët e fundit. Ato variojnë nga shiu i madh, deri te përmbytjet dhe një tornado vdekjeprurëse.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!