Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i Emergjencave Civile: Jemi në gatishmëri! Të angazhuar për krijimin e një aksi të ri

schedule11:23 - 25 Shkurt, 2026

schedule 11:23 - 25 Shkurt, 2026

Duke u ndalur tek problematika e bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i Emergjencave Civile në një konferencë për mediat tha se Emergjencat Civile janë në gatishmëri të plotë, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës për çdo nevojë që mund të kenë.

Hakil Çako u ndal edhe tek hapja e aksit të ri, që do të bëjë të mundur të lidhë juglindjen e vendit, me pjesën tjetër të Shqipërisë.

“Bllokimi i aksit, Librazhd-Prrenjas, Agjencia Kombëtare Civile ka marrë përgjegjësitë e saj, në bazë edhe të kërkesës së ARRSH, për këtë problematikë që ka krijuar imapkat edhe në bllokimin e lëvizjes. Duke qenë se ka dalë e nevojshme që të ketë një gatishmëri të emergjencave civile në zonë, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve, Emergjencat Civile kanë komunikuar për një gatishmëri të menjëhershme të Forcave të Armatosura, Policisë dhe shërbimit mjekësore. Të gjitha institucionet që janë angazhuar kanë arritur në përfundimet e tyre, në krijimin e një aksi të ri. Ministria e Mbrojtjes është e gatshme që t’u vijë në ndihmë, në këtë problematikë për shkak të rrëshqitjes të tokë”, tha Çako.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!