Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembi urën pasi kaloi me rimorkiatorin ku kishte ngarkuar një skrep, “arrest në shtëpi” për shoferin

schedule10:36 - 6 Qershor, 2021

schedule 10:36 - 6 Qershor, 2021

Ditën e sotme ka dale para gjykatës Fier 52-vjecari Luftar Panahori, shoferi i cili tentoi të kalonte urën e Darzezës me mjet të tonazhit të rëndë. Pesha e madhe e shkatërroi urën duke lënë prej ditësh të izoluar banorët e zonës.

Gjykata i caktoi sot 52-vjeçarit masën “arrest në shtëpi”. Shoferi drejtonte një automjet me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistiken e përcaktuar sa i përket tonazhit.

Panahori u arrestua më 4 qershor, pas shembjes së urës, për “shkatërrim të rrugëve”. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!