Shembet ura në Kukës, dhjetëra banorë të izoluar

schedule11:55 - 9 Janar, 2021

schedule 11:55 - 9 Janar, 2021

Kukësi është një ndër qarqet që ka probleme të shumta si pasojë e reshjeve të shiut të ditëve të fundit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se dhjetëra familje në lagjen Hilaj në Mgull të Kukësit kanë ngelur të izoluara si pasojë e dëmtimit të urës së vetme që lidhje fshatin me Kukësin.

Reshjet e shumta të shirave dhe shtimi i prurjeve në përroin që përshkon fshatin Mgull e kanë marrë me vete bazamentin prej dërrasë të urës, por kanë dëmtuar edhe këmbët e saj.

Në këtë urë që është prishur si pasojë e reshjeve është bllokuar disa herë, pasi asnjëherë nuk është investuar siç duhet nga shteti. Nëse nuk investohet nga shteti ne do të ngelim të bllokuar dhe nuk mund të kalojmë dhe lëvizim, pasi janë disa fshatra që kalojnë në këtë urë”, është shprehur një banor.

Ndër të tjera banorët thonë se deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga autoritetet për zgjidhjen e një situate të tillë.

“Janë njerëz të moshuar dhe nxënës shkollash, duhet që të vihet dorë nga qeveria. Bashkia vjen dhe e fotografon por asgjë nuk bën. Njerëzit janë të izoluar, nëse ju vdes ndonjë familjar nuk kanë ku ta dërgojnë”, shprehet një tjetër./abcnews.al