Tregtarët të enjten u mblodhën në protestë para Bashkisë Tiranë për të kundërshtuar shembjen e Tregut Elektrik, por çfarë ka ndodhur më pas?
Të vetmit që po i vjelin frytet e shembjes së këtij tregu, janë ata që mbledhin skrap për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.
Të paktë janë tregtarët që vijojnë të shesin në krah të rrugës, si ky zotëri i cili shprehet se deri më tani nuk I ka thënë askush se duhet ta mbylle biznesin e tij.
“Deri tani jo, nuk ka ardhur njeri”, thotë ai.
Nga ana tjetër edhe qytetarët vijnë të pyesin se çfarë është bërë me tregtarët e tjerë që kishin biznesin e tyre pranë Tregut Elektrik.
Të tjerë kanë filluar vetë çmontimin e kioskave të tyre që prej më shumë se 20 vitesh mbajnë familjet me këtë biznes
Bashkia e Tiranës deklaroi pak ditë më parë se shembja e Tregut Elektrik vjen për shkak të zhvillimit të zonës dhe tashmë ky treg do të zhvendoset në zonën e Shkozës./abcnews.al

