Shembet tavani i një dhome hoteli në Turqi, lëndohen 32 persona

schedule08:51 - 8 Janar, 2023

schedule 08:51 - 8 Janar, 2023

32 persona janë lënduar pasi një tavan u shemb në një dhomë hoteli në qytetin Sarikamis, në provincën verilindore të Karshit të Turqisë.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur po shihnin një dokumentar kushtuar betejës së vitit 1914 mes ushtrive osmane dhe ruse.

Ekipet e shpëtimit shpëtuan dhjetëra njerëz dhe 32 të plagosur u dërguan në spital. Nga këta, 23 persona janë larg rrezikut për jetën pasi iu dha ndihma e parë, sipas agjencisë turke Anadolu.

Ministri i Rinisë dhe Sporteve Mehmet Kasapoglu ka vizituar spitalin dhe i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!