Shembet pallati 10 katësh, 25 të vdekur në Egjipt

schedule19:18 - 28 Mars, 2021

schedule 19:18 - 28 Mars, 2021

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pas shembjes së  pallati në kryeqytetin e  Egjiptit, Kajro. Godina u shemb mëngjesin e së shtunës, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 25, sipas autoriteteve.

Ndërtesa me apartamente banimi ishte dhjetë katëshe, ku sipas informacionit katër kate shtesë në këtë godinë janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Mediat në vend raportojnë se 75 persona kanë mbetur të plagosur,l ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën në rrënoja, përcjell abcnews.al.

Menjëherë pas ngjarjes, u raportuan zyrtarisht pesë viktima dhe 24 të plagosur, ndërsa shifrat u rritën me kalimin e orëve.

Autoritetet kompetente kanë ngritur një komitet për të verifikuar shkaqet e sakta të ngjarjes, si dhe nëse është shkaktuar dëme në ndërtesat e afërta të banesave që i bëjnë ato të rrezikshme.
Ka raporte, të cilat mbeten për t’u konfirmuar, se katër kate shtesë u shtuan në mënyrë të paligjshme në ndërtesë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!